Bambus Group arrin marrëveshje bashkëpunimi me shkollën e futbollit “KURDA”

Me qëllim të mbështetjes për ta vazhduar punën me të rinjt apasionantë të futbollit, Bambus Group ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me shkollën e futbollit “KURDA”, e udhëhequr nga strategu dhe ish-futbollist i njohur, Mehmet Kurda.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshin ndihmën financiare që Bambus Group do t’i ofrojë kësaj shkolle, po ashtu mbështetjen në fushën e marketingut përmes agjencisë sonë të marketingut, Taktika Studio. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që talentëve të rinj të futbollit që marrin hapat e parë të karrierës në këtë shkollë t’u ofrohen kushtet dhe motivimi i duhur për trajnim dhe avancim në synimet e tyre.

Që nga viti 2005, kur u themelua, Shkolla e Futbollit KURDA pret qindra të rinj që synojnë ligat kombëtare dhe botërore. Aktualisht, kjo shkollë frekuentohet nga nxënës të të gjitha zonave të Kosovës. Prej saj kanë dalë talentë të mëdhenj të lojës së futbollit, si Milot Rashica, i cili tash është lojëtari kryesor i skuadrës së Werder Bremenit e po ashtu edhe i Kombëtares së Kosovës. Përveç Rashicës, kjo shkollë ka nxjerrë edhe lojëtarë të tjerë të suksesshëm që luajnë për Superligën dhe Ligën e Parë të Kosovës. Këto suksese i kanë dhënë kësaj shkolle besimin e shumë të rinjve për profesionalizmin e treguar.

Rezultatet që kanë treguar futbollistët kosovarë në arenën ndërkombëtare, çka kanë ndihmuar në formësimin e imazhit të Kosovës, na motivojnë që t’i mbështesim talentët e rinj në këtë fushë. Shpresojmë se me këtë mbështetje do t’i ndihmojmë kësaj shkolle që përmes punës së saj t’ua rrisë mundësitë nxënësve që e frekuentojnë këtë shkollë të trajnohen me profesionalizëm dhe t’i rrisin gjasat për një të ardhme të suksesshme qoftë në Kosovë, qoftë ndërkombëtarisht. Bambus Group në vazhdimësi do t’i mbështesë nismat që kanë për qëllim përgatitjen profesionale të të rinjve në vendin tonë duke synuar kështu që t’i inkurajojë edhe kompanitë e tjera private që ta japin kontributin e tyre në sferat e rëndësishme të shoqërisë sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *