Masat parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19

Bambus Group dëshiron t’ju njoftojë me masat parandaluese që po i ndërmarrim rreth përhapjes së virusit (COVID-19)

Meqë virusi i ri (COVID-19) po fillon të përhapet në botë, po ndërmarrim veprime konkrete që ta mundësojmë sigurinë e punonjësve tanë dhe vazhdimësinë e biznesit. Andaj, pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat shtesë parandaluese pas konfirmimit të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, i kemi ndërmarrë masat parandaluese si më poshtë:

– Duke filluar nga dje, 15 Mars 2020, administrata dhe agjentët tanë po i kryejnë detyrat e tyre nga shtëpia;

– Të gjitha aktivitetet e kryera më parë në 8 zyrat tona në Kosovë janë zhvendosur në përputhje me rrethanat;

– Jemi siguruar që agjentët dhe intervistuesit tanë t’i kenë të gjitha kushtet e nevojshme për të punuar prej shtëpisë;

– Departamenti ynë i IT do ta mundësojë lidhjen e nevojshme teknike në të gjitha shtëpitë e agjentëve, menaxherëve, mbikëqyrësve dhe ekipit të cilësisë;

– I kemi shtyrë projektet tona në terren;

– I kemi trajnuar punonjësit tanë rreth masave parandaluese dhe i përditësojmë në baza ditore;

– I kemi dërguar secilit punonjës këshilla shëndetësore në lidhje me higjenën, përdorimin e maskave ​​dhe sanitizuesit e duarve;

– I kemi përdorur llogaritë tona të mediave sociale për të ndarë këshilla për shëndetin;

– U kemi kërkuar punonjësve tanë që të kujdesen për veten dhe njëri-tjetrin.

Po i përcjellim lajmet dhe njoftimet nga Komisioni i Kosovës për Vlerësim dhe Koordinim rreth Koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetit, mes burimeve të tjera, dhe jemi të përkushtuar ta rivlerësojmë situatën dhe t’i përshtatim planet tona me zhvillimet e reja.

Ju urojmë shëndet juve dhe ekipit tuaj!

Lexo këtë njoftim në versionin anglisht dhe gjermanisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *